Monomentet historike

 Xhamija e Larme


Xhamia e LarmeTetovë, e cila në popull njihet si Xhamia e Pashës, gjendet pranë lumit Shkumbi në pjesën e vjetër te qytetit të Tetovës
Rreth saj gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë.
Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në turben e ndërtuar në oborin e xhamisë. Këta pashallarë të njohur që kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtuar dhe rindërtuar kalanë e qytetit dhe Arabati Baba teqen. Në turben tetëanësore janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur më 1534. Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV. Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shadërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si zeshme për nevojat e popullatës së Tetovës.

Kalaja e Tetoves




 Kalaja e Tetoves ndodhet ne majen te Baltepes, menjehere mbi Tetove. U ndertua me 1820 nga ana e Abdurahman Pashes. Ky monument kulturor paraqet nje bukuri te ralle te kohes se kaluar. Perberja e saj eshte komplekse (pjesa e brendeshme ka pese saraje, kuzhina te medha, banja, nje pus ne mes dhe tri tunele per dalje) ka paraqitur ndikimin e dukshem te arqitektures osmane, por per fat te keq gjate luftrave te ndryshme ajo pesoi renime te shumta.

Hamami I vjeter i Tetoves

No comments:

Post a Comment